Mandati katër vjeçar i Qeverisë Kurti për Sindikatat e Pavarura te Kosovës, po vlerësohen si vitet më të vështira për ata.
Kështu u tha në tryezën "Fuqizimi i kapaciteteve të sindikatave të Kosovës për të përballuar sfidat e demokracisë sociale", e organizuar nga SBASHK-u.
“Në vend që të mësojnë të gjithë nga greva e shtatorit 2022, ata mësuan diçka tjetër, haptas i shpallën luftë sindikatave...6:08 Edhe të ministritë nuk i kemi punët mirë, ngase e kanë shkollën e njëjtë të Kurtit dhe i kanë mbyllur dyert për dialog... Edhe premtimet për digjitalizim nuk u bënë kurrë, as kushtet e punës, ne punojmë me shkumës e shpuzë, e pastaj na qesin në shenjë për të na gjuajtur populli fjalë, sepse me shkumës e shpuzë në shekullin 21, e kemi vështirë të bëjmë gara për dije, me Gjermani dhe shtetet e tjera. Si SBASHK, i kemi vlerësuar katër vitet, si vitet me të vështira dhe urojmë që kësi vite të vështira për sindikalizmin dhe jo vetëm..I mbetet Qeverisë që vjen te zgjedh dialog apo protesta dhe greva”, tha Jasharaj.
Ndërsa, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli shtoi se qeveria aktuale, ka dështuar në përmbushjen e përgjegjësisë së vet për këshillin ekonomiko-social dhe për kontratat e përgjithshme kolektive.E kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdil Hoti ishte kundër deklaratave të kryetarit të SBASHK e BSPK-së.
Hoti theksoi se kjo tryezë duhet të shtrohet më profesionalisht, e jo sindikatat të merren me zgjedhjet e 9 shkurtit, pasi po duket si me qenë politik apo të anshëm.
Të pranishëm ishin edhe Sindikata e Pavarur e Energjisë Elektrike të Kosovës, Sindikata e Punëtorëve të RTK dhe Instituti për politika sociale “Musine Kokalari”.