Hamza: Kamenica do të lidhet me autostradë, do të ndërtohet zona e lirë ekonomike
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
BH3
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se Kamenica do të lidhet me autostradë dhe se do të ketë ndërtohet zona e lirë  ekonomike te Dheu i Bardhë.

Ai këto premtime i bëri sonte në një tubim elektoral në Kamenicë, të cilin e quajti qytet të pasurive nëntokësore dhe ndërmarrësve të suksesshëm, por edhe qytet i energjisë së ripërtërirë dhe inovacionit.

Po ashtu, Hamza premtoi edhe rritjen e pensioneve kontribut-dhënëse dhe atyre të familjeve me asistencë sociale.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza u zotua se gjatë qeverisjes së tij Kamenica do të lidhet me autostradë.

“Autostrada për Gjilan do të përfundohet, por jo në Gjilan, te Dheu i Bardhë, lidhja e korridoreve ndërkombëtare. Kamenica do të lidhet me autostradë... do të ndërtohet zona e lirë ekonomike te Dheu i Bardhë me qëllim strategjik që t’i lidhë dhe t’i punësojë njerëzit edhe nga Kamenica, edhe nga Gjilani, por edhe nga Lugina e Preshevës që njerëzit të kenë vende të punës, por të qëndrojnë në vendet e tyre”, u shpreh Hamza.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025