Një nënë britanike, katër djemtë e së cilës vdiqën në një zjarr në shtëpi vitin e kaluar në Londër, pasi i la ata për të bërë pazar, u dënua sot me 10 vjet.
Deveca Rose, 30 vjeç, u shpall fajtore për vrasjen e binjakëve të saj, Leyton dhe Logan Hoath, tre vjeç dhe Kyson dhe Bryson Hoath, katër vjeç, në tetor të vitit të kaluar.
Sipas Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (CPS) gjendja e keqe e shtëpisë në të cilën ata jetonin kontribuoi që zjarri të pushtonte shpejt pronën.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë rast përveç një rasti thellësisht tragjik”, tha gjyqtari Mark Lucraft gjatë seancës së dënimit.Gjykatësi vazhdoi të thoshte se ajo kishte shkuar në pazar më herët atë ditë, dhe udhëtimi i saj i dytë në kohën e zjarrit nuk ishte për të blerë ndonjë send që ishte "thelbësor ose jetik".
"Ti nuk ishe aty dhe fëmijët ishin shumë të vegjël për të ditur se çfarë të bënin," tha ai, duke shtuar se si rezultat i asaj që ajo bëri, djemtë "u vranë të gjithë".