Rrahmani: Vendimi i PZAP-së për dënimin e Koalicionit për Familje është i pa bazë
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Eman Rrahmani
4 orë më parë
Linku u kopjua

Koalicioni për Familjen e ka quajtur të bazë dhe të pa argumentuar gjobën nga PZAP që ka marrë të mërkurën për përdorimin e gjuhës së urrejtjes kundër komunitetit LGBTI+.

I pari i kësaj liste, Eman Rrahmani ka thënë se përveç se ky veprim është pa asnjë bazë, është edhe shkelje e të drejtave të angazhimit politik, ku sipas tij, cenon demokracinë dhe angazhimin e secilit që orientohet në kauza.

Në një konferencë për media lidhur me këtë, Rrahmani po ashtu tha se po bëhet koordinim që të minimizohet çështja e përfaqësimit të koalicionit për familje në vend.

Ndërsa ka përmendur edhe rastin e ndalimit të emitimit të spotit të Koalicionit për Familje nga transmetuesi publik. Sipas tij këto dy institucione kanë vepruar kundër dhe janë mirëkoordinuar nga gjithë ata që nuk dëshirojnë të shohin Koalicionin për Familjen në Kuvend.

“Janë dy arsye kryesore, është vendimi i PZAP-së për dënimin e koalicionit tonë për familje. Një veprim, përveç që është pa asnjë bazë ligjore dhe argumentim, është edhe shkelje e të drejtave të angazhimit politik të kujtdo qoftë në vendin tonë, ku cenon rëndë edhe demokracinë dhe angazhimin e secilit që orientohet në kauza dhe çështje të caktuara. Është tentativë e organizuar, për shkak se kemi pas veprime edhe të mëhershme. Duke filluar tek çështja tjetër, ndalesa e spotit tonë televiziv në Radio Televizionin Publik, pa ndonjë vendim as të KPM-së dhe as të PZAP-së, spoti i cili nuk përmban as gjuhë të urrejtës dhe nuk përmban as një shkelje të të drejtave të askujt”, tha Rrahmani.

Madje, ai ka thënë se ankesat që janë bërë vinë edhe prej organizatave që bazën e kanë në Serbi.

Ndërsa, nuk ka përjashtuar mundësinë që këtu është e përfshirë edhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Koalicioni për Familje ka marrë gjobën e parë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për “gjuhën e përdorur” ndaj LGBTI+ në tubimet zgjedhore.

Në vendimin e PZAP thuhet se gjoba e shqiptuar është 4 mijë e 500 euro.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025