Kandidati i LDK-së, Mustaf Abazi thotë se qytetarët duan ndryshimin
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Kandidati për deputet me numër 76 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Mustaf Abazi ka thënë se 10 ditshi i fushatës ka qenë i ngjeshur me aktivitete e takime të shumta me qytetarë, të cilët sipas tij duan ndryshimin.
Abazi tha se gjatë këtyre ditëve ka takuar mijëra qytetarë të llapit dhe krejt Kosovës, si dhe dy nën-degët e LDK-së në qytet por edhe në takimet derë më derë me qytetarët.
“Ajo që pash në të gjitha këto takime ishte dëshira dhe kërkesa e qytetarëve për ndryshim. Nevoja për t’i dhënë fund kësaj keqqeverisje është zëri që po dëgjohet gjithandej. Të gjitha hallet dhe shqetësimet e qytetarëve i kam dëgjuar dhe marr me kujdes të veçantë dhe siç edhe ju kam premtuar gjatë këtyre ditëve, nëse do të jem deputet në Kuvendin e Kosovës, të gjitha ato do t’i adresoj”, tha Abazi.
Ai ka premtuar se fokus të punës së tij në Kuvend do ta ketë zhvillimin ekonomik.
“Ajo që do ta kem fokus të punës sime në Kuvend do të jetë zhvillimi ekonomik, si nevoja kryesore e qytetarëve dhe e cila mund të bëhet sidomos nëse ky vend i jep mundësi mërgatës tonë të mrekullueshme. Zotohem se do të angazhohem me tërë qenien time në këtë drejtim. Ju ftoj në ditët dhe javët që kanë mbetur të vazhdoni me këtë entuziazëm, pasi që kjo ishte java e jonë, ishte java e LDK-së dhe pas 9 shkurtit e jona do të jetë edhe fitorja”, shtoi Abazi.
“Mos u ndalni koha e ndryshimit po vjen, koha e LDK-së është afër, prandaj le të punojmë bashkë e secili veç e veç dhe ta ndërtojmë kahjen e vendit të cilën e devijuan ata që qeverisën keq e dobët për katër vite”, tha Abazi.
Artikull i sponsorizuar