Ngjarjet e datës 22 janar
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
ngjarjettt
6 orë më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)  

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, viziton biznesin “Walone”. (Çagllavicë, afër hotel “Emerald”, ora 15:30)

Lansohet projekti “MusiKOS”, një projekt Franko-Gjerman me Amadeus. (Ambientet e Shkollës Amadeus, (Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë, ora 16:30)

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, takon përfaqësues të sektorit të bizneseve. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 17:00)

Zhvillohet një dialog i veçantë socio-kulturor që do të trajtojë temën “Ndikimi i A.I. në edukim”. (Qendra “Libart” në Prishtinë, ora 18: 00)

Hapet Muzeu i Fëmijëve të Luftës. Kjo nismë është e dedikuar për ruajtjen e kujtimeve të fëmijërisë gjatë  Luftës në Kosovë dhe për të siguruar që përvojat personale të luftës të mos harrohen. Muzeu do të përfshijë gjësende personale, video-dëshmi dhe eksponate të kuruara që theksojnë përvojat e fëmijëve  gjatë luftës së fundit në Kosovë.(Zyrat e YIHR KS, ora 18:00)

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, zhvillon takim rajonal me gratë në Ferizaj. (Restaurant “Ujëvara”, Ferizaj, ora 18:00)

Samsung Electronics organizon Unpacked në San Jose për të zbuluar një kapitull të ri në AI mobile – inovacione premium të Galaxy që sjellin komoditet të pandërprerë në çdo moment të jetës tuaj. (Ngjarja transmetohet drejtpërdrejt në Samsung.com,  Samsung Newsroom dhe kanalin e Samsung’s YouTube channel. (Ora 19:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025