Koalicioni për Familjen në kuadër të fushatës elektorale, ka organizuar përformancën artistike në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë, me titullin “Koalicioni për Familje pjek kafe për mysafirë”.
Kjo ngjarje do të zhvillohet si pjesë e kampanjës "Shqiptari në Parlament" dhe ka për qëllim t’i ofrojë qytetarëve mundësinë të takohen dhe të bisedojnë me kandidatët e Koalicionit për Familjen.
“E ka zgjedhur një rrugë me vlera kulturore, për ta zënë karrigen në Kuvend të Kosovës...I lus të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që modelin e Sokolit si shqiptar që e ka zgjedhur ta personifikojë këtë korpus të vlerave që dëshiron të promovojë, ta votojë dhe ta sjellim aty ku e ka vendin”, tha Agani.
Ndërsa, kandidati tjetër, i cili ishte veshur me rroba tradicionale e duke pritur “mysafirët”, Sokol Plakolli u shpreh se ai do të mbajë rrobën kombëtare në parlamentin e Kosovës për 365 ditë.Kjo përformancë artistike do të mbahet deri më 7 shkurt, nga ora 12:00 deri në 13:00, në sheshin “Skënderbeu”.