​Te Milani janë të bindur se Walker do të vishet kuq e zi
Sport
Lexohet për: 2 min.
Walker
21 orë më parë
Linku u kopjua

Milani thuhet se është i bindur se do të sigurojë shërbimet e Kyle Walker këtë javë dhe ka rezervuar testet mjekësore për reprezentuesin anglez të martën ose të mërkurën.

Milani është duke finalizuar bisedimet për të nënshkruar me Walker nga Manchester City dhe janë të përgatitur të mirëpresin mbrojtësin me përvojë në huazim me një opsion për ta blerë.

Sipas raportit të fundit nga “Calciomercato.com”, Walker është drejtpërdrejt në bisedime me gjigantët e Premier Ligws, duke shpresuar të bindë klubin që të ndërpresë kontratën e tij dhe ta lejojë atë të kalojë në “San Siro” si një transferim i lirë. Reprezentuesi anglez ka edhe 18 muaj kontratë me Manchester Cityn.

Megjithatë, nëse Pep Guardiola bllokon lëvizjen e lirë të Walker, kuqezinjtë do të jenë gati të paguajnë 1 milion euro për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit, duke shtuar një opsion për të blerë për 5 milion euro.

Milani shpreson të arrijë një marrëveshje për Walker sot në mënyrë që 34-vjeçari të fluturojë për në Milano për t'iu nënshtruar testeve mjekësore të martën ose të mërkurën.

Sipas raportit, kuqezinjtë kanë rezervuar tashmë testet mjekësore të Walker në klinikën private La Madonnina në Milano për një nga këto dy ditë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025