Haradinaj takon Grenell, ja çfarë u bisedua
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Haradinaj takon Grenell, ja çfarë u bisedua
1 orë më parë
Linku u kopjua

Kryetari i AAK dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune në Uashington me Richard Grenell, emisar special për misione të veçanta, i cili do të fillojë punën nga nesër, ditën kur Donald Trump do të inaugurohet president i SHBA-së.

Kryetari i AAK rikonfirmoi zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategjike me SHBA, duke pasur si synim kryesor, anëtarësimin e Kosovës në NATO!

Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e angazhimit të ambasadorit Grenell në detyrën e re në administratën e dytë të presidentit Trump. 

Ramush Haradinaj ndodhet për vizitë në SHBA me rastin e aktiviteteve festive për inaugurimin e presidentit Trump.

Haradinaj ka zhvilluar takime me personalitete të rëndësishme amerikane, përfshirë Matthew Whitaker, të përzgjedhurën e presidentit Trump për ambasador në NATO senatoren Joni Ernst, dhe kongresistët Randy Feenstra e Zach Nunn.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025