Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së me numrin 84, Merita Makolli ia ka mësyrë serish garës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Merita Makolli ka folur për rolin e saj gjatë kohës së luftës në Kosovë, si dhe ka evokuar kujtime të letrës që ajo kishte shkruar në të cilën pasqyron dhimbjen që ka përjetuar ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli me rastin e vdekjes së babait të tij.
“Kam pasur ta njoh bacën Adem nga afër. Kam pasur shumë fatin e madh që shumë njerëz në Kosovë kanë pasur dëshirë ta njohin Adem Demaçin nga afër, si njeri i madh i Kosovës, që ka qenë zemra e të gjitha lëvizjeve dhe revolucioneve të mëdha që ky popull ka bërë ky popull deri në ditët e çlirimit. Uroj që në të ardhmen Kosova të nxjerrë Adem Demaça se i vyejnë Kosovës gjithmonë”, ka thënë Makolli.
Merita Makolli ka evokuar momentet e letrës që kishte shkruar e në të cilën pasqyron dhimbjen që ka përjetuar Kadri Veseli me rastin e ndarjes nga jeta të babait të tij.Makolli ka vlerësuar lart kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër dhe programin e tij qeverisës, si dhe listën e PDK-së për deputetë, për të mbuluar sektorët e rëndësishëm të jetës për qytetarët e Kosovës, ndërsa është shprehur e bindur se kjo parti do të del fituese më 9 shkurt.
Merita Makolli ka përvojë pune mbi 25 vjet në fushën e aviacionit ajror. Ajo ka qenë kandidate për deputete edhe në zgjedhjet 2019.