Godet Ramush Haradinaj: Albin Kurti e klika e tij janë njerëz të ligj

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese Ramush Haradinaj ka akuzuar Albin Kurti se e ka sjell Kosovën në gjendje të keqe.


Ai në hapje të fushatës së Koalicionit për Kosovën Fituese ka kërkuar që më 9 shkurt qytetarët të votojnë njerëzit që i dalin zot vendit.

“Kur vjen koha e mirë krijohen e dalin edhe njerëz të ligj. Albin Kurti është njeri i lig. Klika e tij janë njerëz të ligj e kur vijnë njerëz të ligj sikur Albin Kurti vijmë në kohën e keqe prapë. Për këtë arsye nevojiten njerëz të zot”, ka thënë Haradinaj.

Lexo edhe

Video