Një tjetër ngjarje madhore sportive i besohet Kosovës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Flamuri-i-Kosoves
6 orë më parë
Linku u kopjua

Federata Mesdhetare e Karatesë, në bashkëpunim me Federatën Botërore të Karatesë (ËKF), ka njoftuar zyrtarisht Federatën e Karatesë së Kosovës (FKK) se është aprovuar dhe konfirmuar organizimi i Kampionatit Mesdhetar të Karatesë në Prishtinë, nga data 12-14 shtator 2025.

Ky vendim erdhi pas vizitës së Presidentit të ËKF-it, z. Antonio Espinós, dhe Sekretarit të EKF-it z. Davor Cipek, në Kosovë gjatë festimeve të 10-vjetorit të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Gjatë këtyre festimeve, Federata e Karatesë së Kosovës (FKK) rikujtoi kërkesën për organizimin e kampionatit, të bërë më parë gjatë Kampionatit Mesdhetar në Olbia, Itali 2024, transmeton KosovaPress.

Në këtë kampionat pritet të marrin pjesë 26 shtete nga 3 kontinente, anëtare të Federatës Mesdhetare të Karatesë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025