Serbeze Kabashi Muçaj: Mbështetja e grave prioritet
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Serbeze Kabashi Muçaj: Mbështetja e grave prioritet
2 orë më parë
Linku u kopjua

Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se fuqizimi i gruas është një nga shtyllat kryesore për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të fortë.

“Bashkëpunimi me gratë e zonave rurale, fermeret, bletaret dhe profesionistet e tjera tregon se potenciali i tyre është i pashtershëm dhe jetik për zhvillimin e vendit tonë. Për mua, mbështetja e grave është jo vetëm një prioritet, por një forcë e çmuar që meriton të çmohet dhe të përkrahet në çdo hap”, tha Kabashi Muçaj.

Kandidatja për deputete e cila mban numrin 78 në listën zgjedhore tha se me përkushtim dhe bashkëpunim, do të sigurojnë që zëri i grave të jetë i fuqishëm dhe ndikues, si pjesë thelbësore e transformimit për të ardhmen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025