Kurti thumbon sërish LDK-në, e quan lodhje e dokrratike
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 orë më parë
Linku u kopjua
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka “sulmuar” Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke e quajtur “dokrratike” dhe “lodhje” e jo lidhje.
Para qytetarëve të Podujevës, Kurti, i cili ëhstë edhe kryeministër i Kosovës, tha se opozita s’ka shpresë për zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe se garojnë për vendin e dytë.
“Ldkyhi, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk është lidhje, por është lodhje. Dhe nuk është demokratike, por është dokrratike. Në përgjithësi, me nder me thënë, opozita po i japin zor ‘mule andej e mule këndej’ për vend të dytë. E kanë pa që s’ka ymyt”, ka thënë ai para elekoratit në Podujevë.
Para disa ditësh Kurti e ka krahasuar me “mizë” Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një tubimi elektoral në Pejë, ku kishte thënë se “në partinë e Lumir Abdixhikut po lavdërohen se njerëzit po e presin me duartrokitje”, mirëpo sipas tij, “duartrokitjet tregojnë shumë mirë se çka janë duke provuar t’i bëjnë asaj mize”.
Ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e ftuar në një ballafaqim publik, sic ka thënë ai, për “të matur idetë për të ardhmen”.