Koalicioni për Familjen ka mbajtur sonte tubim elektoral në Mitrovicë, ku morën pjesë aktivistë e qytetarë.
Selim Pacolli, përfaqësues nga Aleanca Kosova e Re, theksoi “rëndësinë jetike të familjes si bazë e ndërtimit të një vendi të fortë dhe të qëndrueshëm”. Ai tha se përparimi i shoqërisë fillon nga përkrahja dhe zhvillimi i familjes.
Bartësi i listës, Fatmir Smajli theksoi se familja është bazë e çdo suksesi pavarësisht sfidave. Sipas tij, pa familje, nuk mund të mbrohet as kufiri dhe as besimi.
Në anën tjetër, i pari i kësaj liste, Eman Rrahmani ka thënë se subjektet e tjera politike sot janë zmbrapsur dhe “nuk munden të shtyjnë ligje që cenojnë familjen”.Rrahmani ka kritikuar subjektet tjera politike për siç tha “tentimin e miratimeve të ligjeve për martesat mes gjinisë së njëjtë, për të cilat tha se i ka ndaluar dhe do t’i ndalojë edhe në të ardhmen.
“… Kur fëmija juaj, djali ose vajza kthehet nga shkolla dhe i thotë nënës ose babës, unë sot jam ndryshe nga ajo se çka kam qenë kur më ke dërguar në shkollë. Unë sot nuk jam më djalë, por jam vajzë. Me ligjin që është provuar të miratohet në kuvendin e Republikës së Kosovës kjo do të mund të ndodhte. Nuk është votuar, nuk kemi lejuar të kaloj ky ligj, e kemi ndaluar dhe do ta ndalojmë çdo herë bashkë me juve”, u shpreh Rrahmani.