Bedri Hamza u premton qytetarëve të Vitisë lidhje me autostradën Prishtinë-Shkup
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Bedri Hamza u premton qytetarëve të Vitisë lidhje me autostradën Prishtinë-Shkup
1 javë më parë
Linku u kopjua


Në ditën e pestë të fushatës zgjedhore, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza ka takuar sonte qytetarët e Vitisë.

Hamza ka premtuar ta lidhë qytetin e Vitisë me autostradën Prishtinë – Shkup përmes Gërlicës dhe që do të investojnë në një zgjidhje të qëndrueshme për furnizimin me ujë.

“Me ndihmën e juaj, me votën e juaj, më 9 shkurt, ju do ta vulosni fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, me një ekip të jashtëzakonshëm, do ta ndryshojë gjendjen në Kosovë. E di që gjithandej Kosovës ka nevojë për investime, por ju siguroj dhe garantoj që me PDK-në në pushtet, Vitia do të lidhet me autostradën. E di këtë nevojë dhe e di këtë kërkesë tuajën... Vitia do të ketë furnizim të vazhdueshëm dhe të mjaftueshëm ujë për gjithë komunën e Vitisë dhe, sigurisht se do të ketë edhe shumë objekte sportive, të cilat i ka më së të nevojshme dhe të domosdoshme”, ka thënë Hamza.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025