Isak Neziri në fshatin e lindjes në Drenicë: 99 arsye për të votuar më 9 shkurt
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri, nga vendlindja e tij në Drenicë ka bërë thirrje që të votohet numri 99 në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ai ka kujtuar me nostalgji fshatin e tij të lindjes në Drenicë, por fatkeqësisht thotë se fshatrat janë boshatisur nga rinia.
Në një video në rrjete sociale ai thotë se shqetësim kryesor i tij ka qenë biseda me investitorë gjermanë që vazhdimisht janë shqetësuar për situatën e sigurisë në Kosovë.
Isak Neziri thotë se kjo do të ndryshojë me ardhjen e PDK-së në qeverisjen e ardhshme katërvjeçare.
“Nostalgji e kujtime të bukura kthimi në fshatin tim të lindjes në Drenicë. Zemra mu ngroh sërish nga përkrahja e madhe e bashkëvendësve, si dikur në odat e bujarisë dhe patriotizmit. U thash bashkëvendësve që janë 99 arsye për të votuar në këto zgjedhje sepse me ‘99-tën është çliruar Kosova, me ‘99-tën NATO bombardoi Serbinë dhe me ‘99-tën u themelua Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Neziri.