Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” dhe Parlamenti i Studentëve të UP-së kanë ndezur sonte qirinj në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Kosovë dhe i bënë thirrje Qeverisë të punojë për argumentimin e krimeve të kryera nga Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, Bujar Dugolli ka thënë se paqja mes popujve do të arrihet vetëm kur Serbia të kërkojë falje për krimet e kryera dhe akterët e krimeve të vendosen para drejtësisë.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i studentëve në Parlamentin Studentor, Florent Ramusa është shprehur i shqetësuar me neglizhencën e qeverisë për zbardhjen e këtyre rasteve, derisa ka kërkuar nga të njëjtit me shumë punë në këtë drejtim.
Ndryshe, Parlamenti Studentor rezoluta, e miratuar qe nga viti 2019, nuk është shoqëruar me hapa konkretë për zbardhjen e këtyre rasteve dhe dënimin e personave përgjegjës.Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.