Alban Zogaj prezanton planin e LDK-së për stadiume moderne në Kosovë
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
AlbanZogaj
2 orë më parë
Linku u kopjua

Nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj, ka prezantuar planin e LDK-së për ndërtimin e një stadiumi kombëtar në Prishtinë, ku "Prishtina do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe pesë stadiume të tjera në qytetet kryesore.

Ky projekt ka për qëllim të sigurojë kushte moderne për sportistët dhe tifozët, duke mbështetur zhvillimin e sporteve dhe organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare.

"Stadiumet e reja do të krijojnë mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e sporteve dhe për t'u ofruar sportistëve kushte të nivelit ndërkombëtar," ka thënë Zogaj.

Ndërtimi i infrastrukturës sportive është në zemër të zhvillimit tonë urban dhe kombëtar.

Prishtina si organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030 na jep një motivim shtesë për të realizuar projekte madhore, si Stadiumin Kombëtar me 30,000 ulëse dhe pesë stadiume rajonale. Është koha për të vepruar për një të ardhme më të ndritur në sport dhe në zhvillimin e komunitetit, ka thënë Alban Zogaj, kandidat me numrin 28 në listën e deputetëve të LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

#LDK #Voto124 #AlbanZogaj #Voto28 #BehuNdryshimi

“Artikull i sponsorizuar - zgjedhjet 2025”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025