Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Në mbledhjen e sotme KQZ ka shtyrë edhe afatin për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike deri më 20 janar.
Numri total i fletëvotimeve të miratuara për t’u shtypur është 1 milion e 752 mijë e 650 fletëvotime dhe mbi 16 mijë e 900 broshura për kandidatët e subjekteve politike.
Sipas vendimit të KQZ-së 1. 664,100 fletëvotime janë për votimin në vendvotime të rregullta, 28,450 për votimin me kusht, 38,650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë, derisa 21,450 për votimin në përfaqësi diplomatike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu ka miratuar edhe planit operacional të sigurisë për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 9 shkurt 2025.E Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje bëri thirrje tek bashkatdhetarët që të votojnë në kutitë postare në adresat që i ka dhënë KQZ.
KQZ në mbledhjen e sotme mori vendim për shtyrjen e afatit për subjektet politike për aplikim për akreditimin e vëzhguesve.
Në mbledhjen e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e 2 vendvotimeve shtesë në qendrat e votimit në përfaqësitë diplomatike në Bernë dhe Gjenevë, në shtetin e Zvicrës. Derisa për Stokholm u morë vendim që të hapet vetëm një vendvotim, nga dy sa ishin planifikuar në fillim, për shkak të numrit të vogël të votuesve të regjistruar, 271 sosh.