Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami thotë se Serbia në vazhdimësi tenton t’i shtrembërojë faktet dhe provat të cilat dëshmojnë për kryerjen e gjenocidit të cilin forcat dhe paramilitarët serbë e kryen në Reçak. Ai për KosovaPress thekson se jo më larg se vitin e kaluar u arrestuan dy shqiptarë të cilët ishin përpjekur që të fabrikojnë prova të rrejshme për këtë masakër.
Islami tha se masakra e Reçakut ishte thirrje dhe ndërgjegjësim për bashkësinë ndërkombëtare për krimet që po kryheshin në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-99.
KosovaPress kishte mësuar se arrestimi i tyre ishte bërë i mundur pas zbulimit nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.
Një ditë pas arrestimit të tyre, Policia e Kosovës kishte kryer bastisje në pronat e dy të dyshuarve ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska dhe gazmaska ushtarake.Islami thotë se provat janë të pakontestueshme dhe tregojnë se Serbia vrau në Reçak 45 shqiptarë të paarmatosur.
Në 26-vjetorin e kësaj masakre, në Kompleksin Memorial në Reçak bënë homazhe numër i madh i qytetarëve si dhe figura politike.
Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.
Intervista e plotë në sistemin me parapagim...
https://kosovapress.com/masakra-qe-bindi-boten-serbia-vazhdon-te-mohoje-gjenocidin-qe-kreu-ne-recak