Avokati Arbër Jashari ka përkujtuar masakrën në Reçak të kryer nga forcat kriminale serbe 26 vjet më parë e cila tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore për t’u mobilizuar për Kosovën.
Në këtë masakër u vranë dhe u masakruan 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.
“Reçaku është plaga jonë e thellë, dhimbjet e së cilës nuk do të lehtësohen kurrë, përderisa nuk do të ketë drejtësi për viktimat e krimit. Nuk mjafton thjesht të themi: ‘Kërkojmë drejtësi’. Si shtet, kemi obligim të punojmë pa ndërprerë, që ata që e shkaktuan masakrën e 45 civilëve të pafajshëm 26 vjet më parë, të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar ai në Facebook.
Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të kasapit Sllobodan Millosheviq.Pas masakrës së Reçakut, rifilluan luftimet 48 orësh mes UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave. Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota e pa krimin.
Për herë të parë nga skenat rrëqethëse dhe masakrat barbare që bënë forcat serbe në popullatën civile shqiptare, kishin tmerruar edhe misionar dhe diplomat të botës. Diplomacia botërore mobilizohet për Kosovën, ndërkaq Beogradi planifikonte ta masakronte popullin shqiptar si shumë herë të tjera, fshehurazi syve të botës.