Enver Hoxhaj shpalos programin: Rritje 50% e pensioneve për të gjitha kategoritë e luftës
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Enver Hoxhaj 567
2 orë më parë
Linku u kopjua

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka prezantuar një nga prioritetet kryesore të programit të partisë, duke premtuar rritje të pensioneve për të gjitha kategoritë e luftës, përfshirë veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve.

“PDK do të rrisë për 50% pensionet për të gjitha kategoritë e luftës. Veteranët e luftës do të kenë të drejtën të punojnë pa iu ndaluar pensioni i veteranit, dhe kjo do të rregullohet përmes ndryshimit të ligjit”, theksoi Hoxhaj gjatë shpalosjes së programit.

Ai shtoi se vetëm Partia Demokratike e Kosovës i nderon dhe mbron me vendosmëri sakrificat e luftëtarëve të lirisë dhe familjeve të tyre.

Hoxhaj ka theksuar gjithashtu në një postim në rrjetet sociale: “PDK do të rrisë pensionet për kategoritë e luftës dhe garanton të drejtën e punës për veteranët pa humbur pensionin.”

Ky angazhim i PDK-së synon të përmirësojë mirëqenien e kategorive të luftës dhe të sigurojë mbështetje të vazhdueshme për ata që kanë sakrifikuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025