Haradinaj takon ambasadorin britanik: Rruga jonë drejt NATO-s është e pakthyeshme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
472847785_1163876781770335_2549627723095930923_n
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargraeves.

Pas takimit, Haradinaj ka thënë se me ambasadorin Hargraeves kanë biseduar për rrugën e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

"Sot prita Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargraeves. Diskutuam me theks të veçantë mbështetjen britanike për rrugën e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Me Ambasadorin ndamë vizionin e përbashkët për një Kosovë të integruar plotësisht në strukturat Euro-Atlantike. Rruga jonë drejt NATO-s është e pakthyeshme dhe strategjikisht e domosdoshme për sigurinë rajonale", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët tanë më të fuqishëm në fushën e shtetndërtimit.

"Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët tanë më të fuqishëm në fushën e shtetndërtimit. Partneriteti ynë bilateral do të forcohet edhe më tej në funksion të objektivave tona të përbashkëta për një Kosovë e rajon të sigurt", është shprehur Haradinaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025