Kurti në Mitrovicë: Fitorja cep më cep janë 500 mijë vota më 9 shkurt
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
albin-kurti-mitrovice
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për kryeministër dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti,  fushatën sonte në Mitrovicë e ka nisur dhe mbaruar me fjalët ‘Dy zemra t’i kisha pas, të dyja t’i kisha falë ty Mitrovicë’.

Duke folur për arritjet e qeverisë, ai ka përmendur rrugë të asfaltuara në veri, regjistrimin e më shumë se 300 bizneseve, hapjen e vendeve të punës, mbështetjen e Trepçës, ndërsa është zotuar se pas fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit do të ketë zhvillim ekonomik, program multidimensional me mbështetje mbi një miliard euro, infrastrukturë sportive dhe investime në hekurudhën Prishtinë-Durrës, e shumë fusha tjera.

Ai tha se për dallim nga partitë opozitare, qeveria e tij aleancën me perëndimin e ka shfrytëzuar për ta forcuar ushtrinë dhe për ta mbrojtur kufirin e Kosovës.

Lideri I VV-së ka theksoi se në veri nuk do të ketë kurrë më sundim të bandave kriminale, qarkullim të targave ilegale e prodhim të kriptovalutave.

Ai ka përsëritur se zgjidhja e duhur dhe fitorja cep më cep janë 500 mijë vota për numrin 118 në ditën e zgjedhjeve.

"Pas fitores tonë të mbi gjysmë milioni zemrave do të kemi mbështetje deri në 1 miliard euro për investime  të mesme e të mëdha në ndërmarrje prodhuese, do të kemi  program multidimensional për turizmin, investime deri në 500 milionë euro në kompleksin turistik në Brezovicë në partneritet me investitorët privatë, do ta kompletojmë infrastrukturën sportive mbi 200 milionë euro për 20 stadiume në 18 komuna, në partneritet me investitorët privat…Do të bëjmë investime gjithnjë e më të mëdha të fabrikës së municionit, por edhe për ndërmarrje tjera nga fusha e ekonomisë ushtarake…”, tha Kurti.

Ministri aktual i Brendshëm, njëherësh kandidat për deputet Xhelal Sveçla ka folur për punën e institucioneve në aspektin e sigurisë, duke përmendur sidomos sfidat e vazhdueshme në veri.

Kujtojmë, më 11 janar ka nisur zyrtarisht fushata e subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të cilat janë të paratë në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë që mbahen brenda afatit të rregullt.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025