Sot janë bërë tri vite prej kur ka marrë detyrën e drejtoreshës për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Pejë, Arta Vokshi – Nallbani.
Për këto vite të udhëheqjes së këtij dikasteri, Vokshi – Nallbani, ka bërë ndryshime të mëdha, duke shënuar të arritura, për të cilat ka folur edhe ajo vet.
“Sot bëhen 3 vite nga menaxhimi im me Drejtorinë për Urbanizëm ku me krenari ju paraqes disa nga të arriturat e Drejtorisë për këtë periudhë: Realizim i plotë i të gjitha projekteve të planifikuara; Miratimi i Hartës Zonale Komunale (HZK 2023-2031); Digjitalizimi i të gjitha kërkesave të Legalizimit; Lansimi i Pilot-Projektit për unifikimin e Adresave në qytetin e Pejës ku është bërë përditësimi i të dhënave dhe numërimi i të gjitha hyrjeve në kuadër të projektit REGIP; Tejkalimi i buxhetit të planifikuar për vitin 2023 dhe inkasimi i mbi 1 milion eurove të hyrave, duke thyer rekord në historinë e Drejtorisë për Urbanizëm; Të gjitha projektet nga Departamenti i Mjedisit janë realizuar sipas planit dinamik”, ka bërë me dije drejtoresha Arta Vokshi – Nallbani.
Arta Vokshi – Nallbani është kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës dhe mban numrin 102.