Autoritetet amerikane kanë vendosur një shtetrrethim në zonat e kërcënuara të Los Anxhelosit për shkak të zjarreve që kanë shkatërruar zonën.
Ora policore vlen për zonat që janë evakuuar nga zjarret në Palisades dhe Eaton dhe do të jetë në fuqi nga ora 18:00 sonte deri në orën 6 të mëngjesit të së shtunës me kohë lokale, njoftoi sherifi Robert Luna në një konferencë për shtyp.
Një burrë i arrestuar me dyshimin se ka tentuar të ndezë zjarrin në Woodland Hills dje nuk do të akuzohet, njoftoi ndihmës shefi i policisë së qytetit, Dominic Choi.
Policia mori një raport për një burrë që po përpiqej të ndezte zjarrin pas një furgoni. Banorët të cilët e vunë re të dyshuarin e ndaluan atë derisa mbërritën oficerët. Është publikuar një video ku shihet i dyshuari në pranga.Kushdo që gjendet në zonat ku është në fuqi një shtetrrethim do të arrestohet, njoftoi Sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit. Ai paralajmëroi të gjithë grabitësit se ata do të gjobiten 1 mijë dollarë, madje edhe burgim të mundshëm.
Prokurori i qarkut në Los Anxhelos, Nathan Hochman, mbështeti paralajmërimin e Luna, duke u zotuar se do të ndiqte penalisht këdo të arrestuar për shkeljen e shtetrrethimit. Ai theksoi se grabitjet janë "një krim i neveritshëm".