Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk ka treguar se kush është intervistuar nga prokurorët në zyrën e kryeministrit. Ajo ka insistuar që kjo përgjigjet të merret nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
Në konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë, Haxhiu e ka konsideruar të padrejtë insistimin e gazetarëve për të marr këtë përgjigje.
Sa i takon ankesave të të akuzuarve në Hagë për padrejtësisë që po u bëhen, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se është për keqardhje që Kosova ka politikanë që nuk vendosin në bazë të vullnetit të qytetarëve, por në bazë të presioneve.
Ajo tha se si ministri kanë ndarë deri tani 30 milionë euro mbështetje financiare për ekipet mbrojtëse.
Ndërsa, bashkë me ministren Haxhiu para gazetarëve doli edhe ministri i Financave, Hekuran Murati i cili tha se rritja prej 20% e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta po ndodh pas 10 vitesh me qeverisjen e tyre.
Lidhur me premtimet për mbështetje financiare për disa kategori nga partitë opozitare që po ndodhin tashmë, Murati i quajti premtime jo të sinqerta dhe garë jo serioze.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marr vendim për rritjen prej 20 për qind të pensioneve të kategorive të dala nga lufta.