Ngjarjet e datës 10 janar
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
ngjarjettt
11 orë më parë
Linku u kopjua

MCA Kosova mban konferencë lidhur me procedurat e parakualifikimit për Dizajnimin dhe Ndërtimin e Sistemeve të Mëdha për Ruajtjen e Energjisë përmes Baterive. (Hotel Emerald, ora 09:00)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendës Sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes, ora 09:45)

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të bëjë ndarjen e certifikatave për nxënësit fitues të garave në nivel vendi dhe ndërkombëtar. (Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare të UP-së,  ora 10:00) 

Bëhet inaugurimi i çerdhes ne Milloshevë, marrin pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi. (Ora 13:00)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ndan mirënjohje Stane Gashit, si shenjë falënderimi dhe vlerësimi për kontributin e saj të jashtëzakonshëm gjatë periudhës së luftës për liri. (Objekti i vjetër i Kryeqytetit, ora 13:30).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025