I jepet lamtumira e fundit presidentit Carter
Bota
Lexohet për: 2 min.
jimmy
2 javë më parë
Linku u kopjua

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter është nderuar të enjten me një ceremoni madhështore funerale në Katedralën Kombëtare të Uashingtonit.

Në ceremoninë e cila u mbajt para se ai të varroset në qytetin e tij në Xhorxhia, morën pjesë të gjithë ish-presidentët amerikanë.

Aty ishin edhe presidenti Joe Biden, dhe presidenti i zgjedhur Donald Trump, i cili së shpejti pritet të marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Biden vlerësoi "karakterin" e Carter dhe në një eulogji prekëse tha se atij "i mungon" shoku i tij.

Disa nga nipërit dhe mbesat e Carterit i bënë homazhe ish-presidentit, me njërin që tha se gjyshi i tij "bëri paqen me dashuri dhe respekt".

Ish-ambasadori i OKB-së, Andrew Young mbajti një predikim, duke lavdëruar aftësinë e Carterit për të "arritur madhështinë nga diversiteti i personalitetit të tij dhe edukimit të tij".

Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjecare dhe ishte presidenti më jetëgjatë në historinë e SHBA.

Ai shërbeu si presidenti i 39-të, nga viti 1977 deri në 1981.

Carter kishte probleme shëndetësore, duke përfshirë një melanoma që u përhap në mëlçi dhe trurin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025