Nënkryetari i Prishtinës prezanton projektin e njohur si "Prishtina Smart City”
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Zogaj-091124
2 javë më parë
Linku u kopjua

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka prezantuar projektin "Prishtina Smart City", që ka për qëllim zhvillimin e një infrastrukture digjitale të avancuar për kryeqytetin.

Projekti "Prishtina Smart City" do të përfshijë sisteme që monitorojnë qarkullimin e veturave, menaxhojnë trafikun, masin cilësinë e ajrit, implementimin e teknologjive të reja dhe sistemeve të menaxhimit që do të ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve publike dhe cilësisë së jetesës, duke e bërë Prishtinën më moderne dhe të qëndrueshme.

Zogaj theksoi se "Prishtina Smart City" është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit dhe do të shërbejë si model për qytetet e tjera.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025