Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, e ka mandatuar të hënën liderin e Partisë së Lirisë (FPO), Herbert Kickl, të provojë ta formojë një qeveri të re, pasi javën e kaluar dështuan përpjekjet për formimin e qeverisë pa FPO-në.
Nëse Kickl ia del ta formojë qeverinë, atëherë Austria do të udhëhiqet nga një qeveri e ekstremit të djathtë për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ajo i mori 28.8 për qind të votave, duke e lënë në vendin e dytë partinë konservatore të kancelarit në largim, Karl Nehammer, Partia e Popullit.
Por, në tetor, presidenti Van der Bellen ia tha mundësinë e parë Nehammerit për ta formuar qeverinë e re, pasi partia e Nehammerit kishte thënë se nuk do të futej në koalicion qeverisës me Partinë e Lirisë përderisa Kickl është lider i saj, ndërsa partitë e tjera nuk pranonin fare të bashkëpunonin me Partinë e Lirisë.Partia e Popullit më pas la të kuptohej se mund të jetë e hapur për të bashkëpunuar me Kicklin.
Van der Bellen, pas një takimi rreth një orësh me Kicklin në pallatin presidencial të hënën, njoftoi se i ka dhënë udhëheqësit të Partisë së Lirisë detyrën për të mbajtur bisedime me Partinë e Popullit për ta formuar një qeveri të re.
Nuk është e sigurt se bisedimet për koalicion mes së djathtës ekstreme dhe konservatorëve do të jenë të frytshme, por tani për tani nuk ka opsione të tjera reale në Parlament, dhe sondazhet tregojnë se zgjedhjet e reja mund ta forcojnë edhe më shumë Partinë e Lirisë.
Partia e Lirisë gjithashtu kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, është shumë kritike ndaj ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën dhe dëshiron të largohet nga iniciativa e mbrojtjes raketore, European Sky Shield, e nisur nga Gjermania.
Kickl i ka kritikuar “elitat” në Bruksel dhe ka bërë thirrje që Austrisë t’i kthehen disa kompetenca nga Bashkimi Evropian./REL