Futbollistët e Real Madridit kanë mposhtur Valencia, në ndeshjen e mbetur të La Ligës, e cila ishte shtyrë për shkak të vërshimeve katastrofale që goditën rajonin vitin e kaluar.
Valencia në “Mestalla” ishte në epërsi deri në finish të ndeshjes, por për epilogun u përkujdesën kroati Lluka Modriq dhe Jude Bellingham.
Reali tentoi të gjejë golin në pjesën e dytë, por Jude Bellingham humbi një penallti në minutën e 55-të duke qëlluar vetëm shtyllën.
Katër minuta më vonë një gol i shënuar nga francezi Kylian Mbappe u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.Pesë minuta para përfundimit së ndeshjes Lluka Modriq mori një top nga Jude Bellingham, të cilin e shfrytëzoi për mrekulli duke barazuar shifrat në 1:1.
Kur pritej që ndeshja të përfundojë pa fitues, Jude Bellingham shënoi për golin e dytë të madrilenëve në minutën e pestë të kohës shtesë.
Valencia mbetet vetëm me dy fitore në këtë sezon, në pozitën e 20-të me 12 pikë.