Kurti flet për reduktimet e rrymës, tregon se kur do të përmirësohet gjendja me furnizim
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Mungesa e rrymës detyron një mërgimtar të kthehet në Gjermani
Foto Ilustruese
2 javë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur të hënën për mosfurnizimin e rregullt me energji elektrike në vend.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se nuk ka mungesë të energjisë elektrike në treg, por ka mungesë të kapaciteteve të transmetimit dhe shpërndarjes.

Ai tha se situata me furnizimin me energji elektrike do të përmirësohet në muajin janar me energji elektrike.

“Nuk ka mungesë të energjisë elektrike në treg, por ka mungesë të kapaciteteve të transmetimet dhe shpërndarjes. Ka mungesë të gjenerimit, sepse konsumi po shkon drejt 1.4 gigavat, ndërkohë që ne nuk prodhojmë më shumë se 900 megavat, por mund të importojmë veçse kur kemi mungesë të nënstacioneve, atëherë edhe ka prishje dhe ka dëmtime dhe mbingarkesë e cila e bën të pamundshëm trasmetimin dhe shpërndarjen. Ashtu siç kam mësuar unë situata do të përmirësohet në muajin janar, por nevojiten investime të mëdha në rrjet, ato janë duke u bërë dhe problemet që kanë qenë me investimet deri më tani lidhen në masë të konsiderueshme edhe me problemet pronësore e me gjykatat e ndryshme”, ka thënë Kurti në një intervistë për emisionin RTK Prime, transmeton KosovaPress.

Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it Evetar Zeqiri, ditë më parë ka thënë se Nnuk ka mungesë të rrymës, ka vetëm ngarkesë si rezultat i zhvillimit ekonomik. Sipas tij, prodhimi është në maksimum, ndërsa ka përsëritur se problemi qëndron te ngarkesa në rrjet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025