Rusia pezullon gazin, Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë
Bota
Lexohet për: 2 min.
Rusia pezullon gazin, Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë
15 orë më parë
Linku u kopjua

Gazprom njoftoi sot se do të pezullojë eksportet e gazit në Moldavi nga 1 janari 2025 për shkak të borxhit, por kjo ka shkaktuar reagimin e Kishinaut zyrtar, i cili paralajmëroi se do të ankohet me mjete juridike, duke përfshirë arbitrazhin.

Lëvizja e Gazprom vjen pak ditë para pezullimit të plotë të eksportit të gazit rus përmes Ukrainës në Evropë, ku ai rrjedh në Sllovaki, Austri, Hungari dhe Itali, pasi marrëveshja ekzistuese e transitit me Ukrainën skadon më 31 dhjetor. Moldavia do të jetë më e prekura nga ky pezullim.

Kryeministri Dorin Recean dënoi vendimin e Rusisë, duke thënë se banorët do të mbeten pa energji elektrike dhe ngrohje. Ai në Facebook akuzoi Rusinë për përdorimin e energjisë si armë dhe njoftoi se Moldavia do të konsideronte mjete juridike, duke përfshirë arbitrazhin ndërkombëtar.

Rusia, e cila furnizon Moldavinë me rreth dy miliardë metra kub gaz në vit nëpërmjet Ukrainës, kërkon 709 milionë dollarë në emër të borxhit, por Kishinau zyrtar thotë se ka vetëm 8.6 milionë borxh.

Dy milionë e gjysmë moldavë po përgatiten për ndërprerje të gjata të energjisë qëkur Ukraina paralajmëroi shkëputjen e kontratës së transitit të gazit me Gazprom.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024