Për secilën gënjeshtër që shpërndanë Serbia apo elementet e saj, diplomatët nga Kosova duhet të veprojnë me vendosmëri, qartësi dhe të jeni të shpejtë në reagime. Partneriteti strategjik dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar duhet të jenë prioritet. Kështu është thënë sot kryeministri Albin Kurti në edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorëve të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi rëndësinë e diplomacisë publike, derisa potencoi se përballë sulmeve të vazhdueshme hibride dhe kinetike nga Serbia, ambasadorët e Kosovës duhet reaguar shpejtë dhe me mprehtësi.
Ai tha se puna e ambasadorëve nuk është thjeshtë përfaqësim por edhe angazhim në fuqizimin e pozitës sonë.
“Ju duhet të veproni me vendosmëri, qartësi dhe të jeni të shpejtë në reagime. Për secilën gënjeshtër që shpërndanë Serbia apo elementet e saj, ne duhet të kemi të gatshme të vërtetën tonë. Në këtë pikë, duhet të jeni edhe aktiv edhe proaktiv dhe të kontribuoni në përgjigje të shpejta që duhet të ofrohen... Puna juaj nuk është thjeshtë përfaqësim por angazhim në fuqizimin e pozitës sonë. Provimi i interesave ekonomike të sigurisë dhe politikës së jashtme janë detyra juaj parësore kurse demokracia, sundimi i ligjit, liria e shprehjes dhe drejtat e njeriut janë parimet dhe vlerat themelore që duhet të shërbejnë si udhërrëfyes për punën tuaj, punën e të gjithë neve...Është përgjegjësi e juaja të tregojini historinë e popullit tonë, por edhe të mësoni e të kuptoni sa më mirë të mundeni historinë, kulturën dhe aspiratat e vendeve ku shërbeni...Aleanca, partneriteti strategjik dhe miqësia me Shtete e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, me Mbretërinë e Bashkuar duhet të jenë prioritet. Të gjitha shtete NATO-s janë shtete ku ne përqendrohemi në intensifikimin e raporteve me ta”, potencoi Kurti.Ajo u ndal edhe te ndikimi i pasaportës së Kosovës dhe zgjedhjeve të përgjithshme që për herë të parë qytetarët do të votojnë nëpër ambasada dhe konsullata të Kosovës.
Sipas saj, një prej prioriteteve mbetet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kryeziu potencoi se rëndësia e diplomacisë parlamentare nuk është vetëm një shtojcë në diplomacinë shtetërore, por një shtyllë e fuqishme e saj.