Ngjarjet e datës 28 dhjetor
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
Ngjarjet e datës 28 dhjetor
2 javë më parë
Linku u kopjua

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, organizon edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorëve. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, kryetarja e Komisionit për politikë të jashtme Arbëreshë Kryeziu. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 10:00)

Alpinistët e Klubit Alpin Prishtina, të maskuar si super-heronj, do të lëshohen me litarë nga objekti i Sahat Kullës duke shpërndarë dhurata për të vegjlit. (Sahat Kulla – Gjakovë, ora 11:00-12:00)

Komuna e Shtimes organizon ceremoninë e vendosjes së gur-themelit të objektit të ri të komunës. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu. (Ora 12:00)

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci do të vendosin gur-themelin për ndërtimin e çerdhes në Rekë-Vatë, në Kaçanik. (Ora 13:30)

Banorët e fshatit Bibaj të Ferizajt do të organizojnë një protestë për shkak të mungesës së energjisë elektrike. (Kryqëzimi i rrugëve “Avdi Shaqiri” dhe “Engjull Zefi” në Bibaj, ora 15:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025