Baykar blen gjigantin italian të aviacionit
Bota
Lexohet për: 2 min.
Baykar blen gjigantin italian të aviacionit
23 orë më parë
Linku u kopjua

Italia ka miratuar shitjen e gjigantit të aviacionit Piaggio Aerospace te prodhuesi i automjeteve ajrore luftarake pa pilot Baykar nga Turqia.

Piaggio Aerospace është i njohur për prodhimin e avionëve të biznesit P.180 Avanti dhe motorëve të avionëve.

Kompania luan rol strategjik në ekosistemin e industrisë së mbrojtjes të Italisë falë shërbimeve të mirëmbajtjes, riparimit dhe është e njohur për kontributin në infrastrukturën teknologjike të Italisë gjatë historisë 140-vjeçare.

Adolfo Urso, ministër i ndërmarrjeve në Itali, tha në një deklaratë për shtyp se rinisja e kompanisë ishte e garantuar me vizion të qartë dhe ambicioz industrial.

“Pas gjashtë vitesh pritjeje, ne po i japim Piaggio Aerospace një të ardhme me një perspektivë afatgjatë prodhimi, duke mbrojtur komplekset e korporatave dhe fuqinë punëtore,” tha ai.

Baykar në një deklaratë për shtyp, tha se janë të vendosur të zgjerojnë ndikimin në tregun e aviacionit.

Kryeshefi ekzekutiv Haluk Bayraktar tha se me blerjen e re po sjellin fuqinë e industrisë së aviacionit turk në Evropë.

"Me këtë hap strategjik, ne po marrim përgjegjësinë për të sjellë një markë historike në të ardhmen duke forcuar kapacitetin tonë të prodhimit," shkroi ai në platformën X.

Mehmet Fatih Kacir, ministri i Industrisë së Turqisë, e quajti blerjen "një tregues të nivelit të suksesit që aviacioni turk dhe Baykar kanë arritur në skenën globale".

Ndryshe, vitin e kaluar Baykar u rendit në mesin e 10 eksportuesve kryesorë në Turqi, duke grumbulluar 1.8 miliardë dollarë në eksporte. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024