Aktivistja ukrainase kapet toples në Vatikan
Bota
Lexohet për: 2 min.
Aktivistja ukrainase kapet toples në Vatikan
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Një ukrainase, aktiviste e lëvizjes Femen, u përpoq t'i afrohej skenës së lindjes së Krishtit në sheshin Shën Pjetri në Vatikan, por ajo u ndalua nga policët që po vëzhgonin zonën, shkruan Il Messaggero.

St. Peter, topless Ukrainian activist tries to remove the Baby Jesus from the nativity scene: stopped by the police

Sipas burimeve policore të raportuara nga ANSA, shtetasja ukrainase 25-vjeçe është arrestuar me akuzën për rezistencë dhe plagosje të një zyrtari.

Ajo u raportua edhe për sjellje të papërshtatshme në vend publik. Gjatë arrestimit, ajo bërtiti në gjuhën angleze: "Ky është fëmija im!" dhe "Putin është një kriminel lufte!"

Gruaja tentoi të hiqte edhe statujën e Krishtit nga skena në sheshin e Shën Pjetrit, por policët e penguan atë.

Lëvizja Femen sqaroi se akti ishte një protestë kundër rrëmbimit rus të më shumë se 700 mijë fëmijëve ukrainas. Organizata akuzoi Papën dhe institucionet ndërkombëtare për shumë pak përfshirje në zgjidhjen e problemit dhe shtoi se kur u arrestua aktivistja, u arrestua edhe një fotograf në vendngjarje.

"Pavarësisht arrestimit të aktivistit dhe fotografit, komuniteti ndërkombëtar nuk do ta injorojë këtë protestë. FEMEN vazhdon luftën e saj dhe i bën thirrje botës që të ndërmarrë veprime aktive kundër krimeve të Rusisë së Putin".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024