Murati tregon se kur do të ekzekutohen 100 eurot për fëmijë e pensionistë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Foto Ilustruese
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka dhënë sqarime për vendimin për ndarjen e shtesave të njëhershme në vlerë prej 100 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeçare dhe pensionmarrësit.
Murati në konferencë për media, pas mbledhjes së qeverisë tha se shtesat do të ekzekutohen sot gjatë ditës së premte, krahas pagave në sektorin publik.
“ I vetmi kusht dhe kriter është që s’mund të përfitojë dikush që është përfitues i më shumë se njërës skemë, s’mund të përfitojë dy herë, por vetëm një herë. Ndërkaq kriteri tjetër është që të ardhurat nga skemat e shtetit duhet të jenë nën 700 euro në muaj, në mënyrë që të mos kemi mbështetje edhe për ata që e kalojnë këtë nivel”, tha ai.
Ai tha se në formularin e prezantuar për të hequr dorë nga shtesa prej 100 eurove për fëmijë kanë aplikuar një numër minimal prej 60 personave.