Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit me Kosovën. Pas takimit lamtumirës me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ai tha se duan ta shohin Kosovën të përparojë.
Bashkë me Osmanin, ata bënë homazhe të shtatorja e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Hovenier pas homazheve pranë shtatores së presidentit Ibrahim Rugova, vlerësoi këmbënguljen e tij për një shtet sovran, demokratik dhe shumë etnik.
“E bëj këtë në kujtim të Presidentit Rugova dhe asaj për çka ai qëndronte, këmbënguljes së tij për të drejtat e të gjithë njerëzve të Kosovës, këmbënguljes së tij për një shtet sovran, demokratik, shumetnik dhe të begatë, këmbënguljes së tij për të ndjekur këto qëllime në përputhje me vlerat më të larta të komunitetit ndërkombëtar”, u shpreh Hovenier.Osmani theksoi se miqësia me SHBA-të bënë që shteti i Kosovës të ecën përpara në mbrojtjen e plotë të integritetit territorial.
“Angazhimi i tij për lirinë dhe pavarësinë tonë ka qenë i pa ndalshëm qysh para 25 vitesh si një diplomat që merrej me Kosovën dhe kontribuonte për lirinë tonë, për të vërtetën, në veçanti për mbrojtjen e së vërtetë”, tha Osmani.