Liverpool shton në 7 pikë epërsinë pas humbjes së Chelsea
Sport
Lexohet për: 1 min.
LIverpoll-LeicesterCity
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Liverpool ka shënuar fitore të vështirë sonte ndaj Leicester City në xhiron e 18-të të Premier ligës angleze në futboll dhe ka shtatë pikë më shumë se Chelsea, i cili pësoi në terrenin vendës.

Skuadra Liverpool u trondit në fillim të ndeshjes kur Jordan Ayew solli Leicester City në epërsi në minutën e 6-të.

Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, holandezi Cody Gapko barazoi shifrat për Liverpool - 1:1.

Katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Liverpool erdhi në avantazhin e parë në ndeshje me golin e Curtis Jones, pas asistimit të Alex Mac Allister.

Mohamed Salah shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes vulosi fitoren e 13-të në këtë sezon për Liverpool, i cili kryeson në tabelë me 42 pikë. Chelsea renditet i dyti me 35. Leicester City ndodhet në zonën e rrezikshme - pozita 18 me 14 pikë.

Në ndeshjet e tjera të zhvilluara sot u arritën këto rezultate: Manchester City-Everton 1:1, Bournemouth-Crystal Palace 0:0, Chelsea-Fulham 1:2, Newcastle United- Aston Villa 3:0, Nottingham Forest- Tottenham Hotspur 1:0, Southampton- West Ham United 0:1 dhe Wolves-Manchester United 2:0.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024