Hovenier jep detaje nga takimi lamtumirës me Kurtin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Hovenier jep detaje nga takimi lamtumirës me Kurtin
17 orë më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier ka zhvilluar sot takim lamtumirës me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Diplomati amerikan në një postim në platformën X ka dhënë detaje nga biseda e takimit.

“Ne diskutuam mbi progresin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t'i mundësonte Shteteve të Bashkuara të avokojnë në mënyrë më efektive që Kosova të zërë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier.

Hovenier do ta përfundojë mandatin e tij në Kosovë në fund të këtij muaji. Ai pati thënë më herët se shërbimi në Prishtinë do të jetë i fundit për të dhe se në fund të vitit do të pensionohet.

“Do të dal në pension pas 34 vjet e shtatë muajsh, në fund të dhjetorit”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024