Policia e Kosovës sot pak para orës 11:00 ka asistuar zyrtarët komunal të Mitrovicës së Veriut në lidhje me verifikimin e pronës së tyre tek “Tre rrokaqiejt”.
Kështu e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani për KosovaPress.
“Në momentin e hyrjes në këtë objekt (kati i parë i ndërtesës), Policia ka biseduar me disa persona të cilët na kanë treguar se aty janë punonjës të një institucioni që në pamje të parë duket të jetë ilegal. Pas verifikimit të disa dokumenteve ne e kemi njoftu Prokurorin e Mitrovicës dhe kemi hap rast për dyshimin Falsifikim të Dokumenteve. Punëtorët janë leju me i marr gjërat personale dhe me u largu nga aty, ndërsa janë vendos edhe shiritat. Nuk ka persona të arrestuar, ndërsa policia do të verifikoj dokumentacionin që gjendet aty në detaje”, shtoi ai.
Elshani shtoi se gjatë këtij veprimi policor, nuk ka pas ndonjë incident.