Armëmbajtje pa leje në dy raste të ndara në Rugovë të Pejës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Sekuestrohen armë dhe municion pas një rasti kanosjeje në Rahovec
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me dy raste të ndara në Pejë-Rugovë për armëmbajtje pa leje.

Në njërin rast në rrugën Pejë-Rugovë, udhëkryqi Milishec, policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa vendore. Gjatë kontrollimit sipas policisë në një çantë është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator me 10 fishekë dhe një kuti me municion prej 40 copë fishekë.

“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollimit në një çantë i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator me 10 fishekë si dhe një kuti me municion prej 40 copë fishekë. I dyshuari nuk kishte leje për armëmbajtje, por vetëm një leje për rekreacion-shenjëtari. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Poashtu në rrugën Pejë-Rugovë, policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa vendore te cilin e drejtonte një person dhe gjatë kontrollimit në një çantë i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator me 17 fishekë.

“I dyshuari nuk kishte leje për armëmbajtje, por vetëm një leje për rekreacion-shenjëtari. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024