Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar për sulme të reja në veri të vendit që pritet të ndodhin sipas tij në të ardhmen e afërt para dhe pas Vitit të Ri. Kurti në një konferencë për media theksoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që edhe këtë metodë të mbetur të Serbisë ta neutralizojnë maksimalisht. Derisa shtoi se sulmet e tilla terroriste janë sfiduese edhe për shtetet e fuqishme.
“Kësi metodash të sfidimit të sigurisë në Republikën e Kosovë, të ciët për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxit fort, pastaj shkaktimin e panikut në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe veçmas para dhe pas Vitit të Ri. Mirëpo, ne jemi të përkushtuar që edhe këtë metodë të mbetur të Serbisë të neutralizojmë maksimalisht. Përkundër faktit që sulmet e tilla terroriste janë sfiduese edhe për shtetet e fuqishme”, theksoi Kurti.