Yakin: Xhaka lider i madh, po përgatitet për karrierën si trajner
Sport
Lexohet për: 2 min.
Xhaka-Yakin
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka lavdëruar qasjen prej një lideri të padiskutueshëm të Granit Xhakës në kombëtaren helvetike. Ai ka pranuar se për shumë gjërat taktike në skuadër konsultohet me Xhakën.

“Ne përfshimë këshillin e lojtarëve dhe përgatitëm lojtarët për ndeshje. Lojtarët me përvojë gjithashtu duhet të marrin përgjegjësi. Fjala e lojtarëve me përvojë ka një peshë të madhe. Kur një Granit Xhaka ose një Manuel Akanji thonë diçka, një lojtar i ri zakonisht dëgjon. Veteranët duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë”, ka thënë fillimisht Yakinn.

Ai ka zbuluar pastaj se Xhaka po përgatitet për t’u bërë trajner i futbollit, përcjellë KosovaPress.

“Ai tashmë po përgatitet për të ardhmen e tij si trajner. Jo vetëm për sa i përket përmbajtjes së stërvitjes taktike. Por edhe si të drejtosh një ekip. Kjo është më shumë se të jesh kapiten. Ai është jashtëzakonisht i interesuar për këtë. Kur shihemi, ai dëshiron të dijë shumë. Kemi regjistruar edhe formacionet në letër dhe kemi diskutuar tema taktike. Ai bën shumë pyetje. Për shembull, ka të bëjë me çështjet e lojtarëve nga e kaluara. Për lojtarët që shkaktuan probleme. Ose për situata të vështira si trajner, si ajo që më ndodhi kur vendosa Alex Frein në stol. Si i trajtoni lojtarët e moshuar që po i afrohen fundit të karrierës e kështu me radhë.”, ka theksuar Yakinn.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024