Nis protesta e opozitës - bllokohen akse rrugore në Tiranë
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
tirane
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Ka nisur protesta e opozitës në Shqipëri, në kuadër të mosbindjes civile për ngritjen e qeverisë teknike.

Për herë të parë në aksionin e mosbindjes civile, i pranishëm është dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, pasi në protestat e mëparshme, ai ka qenë i detyruar të qëndrojë në banesë, pas masës së arrestit shtëpiak që gjykata kishte vendosur ndaj tij.

Edhe është paralajmëruar më parë për orarin, protesta ka nisur duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve.

Mbështetësit e opozitë priten të mbajnë të bllokuar për 3 orë, zonën e Unazës së Vogël, rreth rrotullimin e Zogut të Zi, zonën e njohur si Pallati me Shigjeta, sheshin “Willson” dhe urën pranë Xhamisë në Rrugën e Elbasanit./RTSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024