Skuadra Empoli për pak sa nuk e befasoi Atalanta duke e lënë pa fitore liderin sonte në Bergamo.
Berat Xhimshiti me shokë hynë në lojë për fitoren e radhës që do t’i ndihmonte shumë në luftën e madhe për titullin e kampionit, por skuadra e Ardian Ismajlit u tregua “arrë e fortë”.
Megjithatë, ekipi nga Bergamo shkoi në pushime mes dy pjesëve të ndeshjes me epërsi prej 2:1, pasi në minutën e parë të kohës shtesë Ademola Lookman shënoi gol, pas asistimit të Nicolo Zaniolo.
Empoli, i cili renditet në pozitën e 11-të me 19 pikë, riktheu barazimin në pjesën e dytë përmes Sebastiano Esposito në minutën e 58-të nga penalltia.Atalanta vazhdon të prijë në renditjen e tabelës me 40 pikë pas 17 ndeshjes, Napoli i Amir Rrahmanit renditet i dyti me 38 pikë. Inter e Lazio renditen në pozitat tre dhe katër me 34, Fiorentina e pesta 31. Dy ndeshjet e fundit të xhiros së 17-të zhvillohen ditën e hënë Fiorentina - Udinese dhe Inter-Como 1907.