Real Madrid kalon Barcelonën pas fitores ndaj Sevilla
Sport
Lexohet për: 2 min.
Futbollistët e klubit mbretëror shënuan sot fitore ndaj Sevilla me rezultat 4:2, në kuadër të xhiros së 19-të të La Ligës, dhe në këtë mënyrë ngihen në pozitën e dytë duke lënë mbrapa Barcelonën në tabelë.
Real Madrid deri te fitorja e 12-të në këtë sezon të garave erdhi me golat e francezit Kylian Mbappe në minutën e 10-të pas asistimit të Rodrygo, Federico Valverde në minutën e 20-të pas asistimit të Eduard Camavinga.
Braziliani Rodrygo shënoi golin e tretë në minutën e 34-të pas asistimit të Luca Vazquez. Një minutë më vonë mysafirët befasuan mbrojtjen madrilene me golin e Isaac Romero.
Në pjesën e dytë Brahim Diaz shënoi për 4:1 në minutën e 53-të, pas asistimit të Kylian Mbappe, ndërsa mysafirët zvogëluan disavantazhin në 4:2, katër minuta para përfundimit të takimit me golin e Dodi Lukebakio, pas asistimit të Gerard Peque.
Kjo ishte humbja e tetë për Sevilla në këtë edicion të garave dhe skuadra tashmë renditet në pozitën e 12-të në tabelë me 22 pikë, por me një ndeshje më pak. Prin Atletico Madrid me 41 pikë, prej tyre 12 fitore, pesë barazime dhe vetëm një humbje.